Rumania tenton të bllokojë kandidaturën evropiane ish-prokurores

0
509

Ish-kryeprokurorja anti-korrupsion e Rumanisë Laura Codruta Kovesi, tha sot se kandidatura e saj për në Bashkimin Evropian po dëmtohet nga regjimi në Rumani, pasi është thirrur për hetime nga një agjenci e re e gjyqësorit. Gjatë pesë viteve të mandatit të Kovesi në Rumania, ajo u vlerësua nga BE për ratat e larta të dënimeve anti-korrupsion në të gjithë spektrin politik të vendit, deri sa u shkarkua me një vendim qeverisë disa muaj më parë. BE tha se sot se pret që Kovesi të trajtohet me drejtësi. “Komisioni Evropian po ndjek nga afër zhvillimet dhe kërkon që të gjithë kandidatët e panelit të pavarur të trajtohen me drejtësi”, tha një zëdhënës në Bruksel. Disa ditë pasi Kovesi u shpall kandidate kryesore për postin e prokurores së BE, agjencia rumune e thirri atë për hetime mbi një çështje të paspecifikuar. “Thirrja është një hakmarrje për ankesat që unë kam bërë në gjykatën e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian. Arsyeja e dytë është qartësisht tentativa e ndalimti të kandidaturës time në BE “, tha Kovesi. “Kjo është provë e qartë se njësitë speciale të hetimit të gjykatësve e prokurorëve po përdoren nga pushteti si një armë politike”, tha zëdhënsi i opozitarëve Liberalë, Ionel Danca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here