Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali

0
507

Emigrantët shqiptarë që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore në Itali, tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë të drejtën e pensionit. Lajmi i mirë është bërë i ditur nga mediet italiane dhe bëhet e ditur se hartuesi i këtij amendamenti, senatori Tomaso Nannicini ka thënë se është prezantuar një amendament ligjor në Parlamentin italian, i cili parashikon nënshkrimin e një rezolute të përbashkët mes Italisë e Shqipërisë për njohjen e së drejtës së pensionit për të gjitha emigrantët shqiptarë që kanë derdhur rregullisht kontributet shoqërore Rëndësia e këtij amendamenti është mbi të gjitha pasi garanton dhe burimet financiare për realizmin e tij. Senatori italian, Tomaso Nannicini, me profesionin ekonomist ka qenë nënsekretar i shtetit në qeverinë e Matteo Renzit, e është aktualisht anëtar i Komisonit Parlamentar të Punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here