Arrest shtëpie për prindërit e ish-kryeministrit, ja për çfarë akuzohen

0
411

Një lajm i pazakontë ka ardhur për një ndër politikanët më të njohur.

Prindërit e ish-kryeministrit Italian Matteo Renzi janë vënë në arrest shtëpie. Vendimi është dhënë nga gjykata italiane pas hetimeve që i gjeti ata fajtorë për mashtrim dhe falimentim të rremë.

Mediat italiane shkruajnë se Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli janë tashme nën arrest shtëpiak.

Guardia di Finanza zbatoi urdhrin e lëshuar nga autoritetet italiane duke lënë në arrest shtëpie prindërit e ish-kryeministrit edhe për mashtrime bankare dhe fatura false.

Avokati i tyre, Federico Bagattini, ka thënë se vendimi i dhënë nga gjykata është i pazakontë.

I pari që hetoi për këtë çështje ishte prokurori publik i Cuneo Pier Attilio Stea. Dokumentet pastaj u transferuan në Zyrën e Prokurorisë së Firences pikërisht për marrëdhëniet me “Eventi 6” dhe tani është vendosur të vazhdohet me tej. Në të vërtetë, në aktakuzë është specifikuar se “të dyshuarit shkaktuan falimentimin e kompanisë si rezultat i operacioneve me qëllim të keq që përbën dështimin sistematik të pagesës së kontributeve dhe taksave të sigurimeve shoqërore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here