Ujku shpëtohet nga lumi i ngrirë pasi e kujtuan për qen

0
726

Punonjësit e shpëtimit në Estoni që po përpiqeshin të shpëtonin një qen nga një lum i akullt, u çuditën shumë të mësonin se kafsha ishte në fakt një ujk i egër. Robin Sillamae e Rando Kartsepp po punonin në digën Sindi kur panë mashkullin e ri që përpiqej të dilte nga lumi i ftohtë Parnu. Ata e nxrrën ujkun nga uji i akullt dhe e futën në makinë që të ngrohej, para se të thërrisnin grupin e mbrojtjes së kafshëve që e çuan në një klinike lokale.  “Duhej ta ngrinim përgjatë brigjeve të pjerrëta. Peshonte goxha,” tha Kartsepp për rrjetin vendas Postimees. “Por ishte i qetë, e zuri gjumë në këmbët e mia”. Agjencia tha se ujku vuante nga hipertensioni prej të ftohtit dhe kishte nevojë për trajtim të shpejtë, por prej të ftohtit kafsha ishte tërësisht e butë në makinën e shpëtimtarëve të tij.  “Për fat të mirë çdo gjë përfundoi mirë dhe ujku mori kujdeset në klinikë. Specialistët i vendosën gjithashtu një gjurmues të vogël GPS dhe e liruan në habitat,” tha EUPA. 

*
*

 Ne gjendje te permiresuar:

*

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here