“Absolutisht e papranueshme” Moska reagim të fortë ndaj deklaratave të Ramës

0
401

“Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama rreth asaj se Kosova është pjesë e Shqipërisë”. Deklarata vjen nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në një konferencë për shtyp, Zakharova tha se Rusia nuk mund të mbetet pa koment mbi këtë deklaratë. Rama tha gjithashtu se “bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është plani B por plani A” -raporton agjencia ruse Sputnik.

“Ndoshta nuk e kishim përkthyer mirë këtë deklaratë, prandaj kemi e kontrolluar disa herë”, tha Zakharova duke shtuar: “Kryeministri shqiptar e lidhi zbatimin e këtij plani me korrigjimin e kufijve që diskutohen në mënyrë aktive në fund të procesit të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, “tha ajo.

Zakharova theksoi se Rusia e konsideron këtë retorikë “absolutisht të papranueshme”. Siç vuri në dukje ajo, kjo është një çështje që ka të bëjë me territorin e Serbisë dhe për statusin e Krahinës Autonome të Kosovës.

“Ne e konsiderojmë këtë si një shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne presim që Perëndimi t’i përgjigjet një deklarate të tillë dhe planeve të tilla gjeopolitike,” tha Zakharova.

Kjo minon stabilitetin dhe përkeqëson besimin në rajonin e Ballkanit, dhe komplikon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,- përfundoi Zakharova.

Ajo gjithashtu tha se qëndrimi i Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte i pandryshuar.

E pyetur nëse Rusia do të mbështeste “delimitimin” – ajo përsëriti se Rusia është në favor të ndonjë zgjidhjeje që i përshtatet interesave të popullit serb, bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe është në përputhje me legjislacionin e brendshëm serb.

“Pozicioni ynë është i pandryshuar, ai dallon jo vetëm nga këmbëngulja, por edhe nga logjika dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë: çështja se si kjo situatë do të zgjidhet është kryesisht nëse kjo zgjidhje korrespondon me interesat e popullsia serb dhe gjithashtu duhet patjetër të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe të korrespondojë me legjislacionin e brendshëm të Serbisë.

Sipas Sputnik, Zakharova deklaroi se pozicioni i Rusisë nga njëra anë është i përbërë nga shumë komponente, dhe nga ana tjetër, ajo bazohet në një qasje të qartë dhe pa ekuivoke për një zgjidhje për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here