Euro merr kthesën e papritur

0
490

Sipas të dhënave nga Banka e  Shqipërisë, Euro ka nisur sërish rënien në tregun e brendshëm pas një rritje që ajo kishte marrë përgjatë muajit shkurt. Në vetëm dy ditë, euro humbi pikët që i kishte marrë prej më shumë se dy javësh.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.92 lekë, duke humbur një lek që prej të enjtes së javës së kaluar kur monedha e përbashkët europiane arriti në 125.92 lekë, apo nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit tetor.

Kjo rënie ishte e pritshme, pasi vlerësimi i euros erdhi nga faktorë të përkohshëm, që lidheshin sipas ekspertëve me transferimin e fitimit të kompanive të mëdha, çka rriti kërkesën për euro në tregun e brendshëm. Në bilancin e pagesave sipas të dhënave nga Banka e  Shqipërisë, për 9 mujorin 2018, të ardhurat dalëse nga investimet, pjesa më e madhe e të cilit është transferim fitimesh, ishin 296 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here