Murrizi nuk i ndahet Bashës, hedh akuzat e rënda: Ëndrrën ta mbarsën qentë që rrinë në oborrin e PD dhe kërmijtë që të rrethojnë…

0
582

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi nuk ndalet së sulmuari kryedemokratin Lulzim Basha, i cili e shkarkoi pasi ky i fundit nuk pranoi të dorëzojë mandatin.

Po ashtu Basha e shkarkoi Murrizin edhe nga kreu i degës së PD-së në Lushnje dhe në vend të tij emëroi Sahit Dollapin.

Pikërisht në këtë detaj është ndalur Murrizi. Në një postim në rrjetin social Facebook, ish deputeti i kërkon Bashës që t’i lërë lushnjarët ta zgjedhin vetë kryetarin e tyre duke e cilësuar Dollapin edhe si ish komunist nga Tropoja.

Ndër të tjera Murrizi i drejtohet kryedemokratit me fjalor të ashpër, duke u shprehur se ‘ëndrra e tij është mbarsur nga qentë që rrinë vërdalle kafes në oborrin e PD’.

Postimi i plotë:

NJE THIRRJE PER LUL BASHEN

MOS E SHKATERRO DEGEN E PD LUSHNJE

Endrren Tende te mbarsur nga qente qe rrine verdalle kafes ne oborrin e PD, e realizove duke me shpallur mua “ ARMIK”

Po me DEMOKRATET LUSHNJARE çfare ke???

Dega e PD Lushnje eshte krijuar me date 4 janar 1991 nga DEMOKRATET LUSHNJARE, kur Ti ishe adoleshent(17 vjeç) dhe ky qe ke derguar sot si tutor i demokrateve Lushnjare Sahit Dollapi ishte sekretar i rinise komuniste Tropoje

Ne zgjedhjet e para pluraliste te dates 31 mars 1991 demokratet Lushnjare i dhane PD dy deputet te nderuar, te ndjerin Bardhyl Caco dhe Z Kujtim Gina

Ndersa Seiti( Sahiti) ishte kanidat per deputet nga bashkimi i rinise i punes se Shqiperise ne Tropoje

Ne vitin 1997 ne revolucionit e bandave te drejtuara nga ish ministri i mbrojtjes perseri DEMOKRATET LUSHNJARE qendruan si askush tjeter dhe i dhane PD 3 deputet, por Ti ke qene emigrant

Edhe ne vitin 2005 demokratet Lushnjare nga 4 zona elektorale i dhane PD 3 deputet

Ne vitet 2009,2013,2017 i kane dhene PD 22,20, dhe 18 mij vota

Nuk mundet te perçmosh keta DEMOKRAT me mercenare nga kominterrni

Lushnja nuk eshte komune por nje rreth me mbi 200 mij banore dhe me 155 minj votues

Demokratet Lushnjare kane treguar ne historine e 29 viteve se kush eshte munduar ti perçmoj, ti nenvleresoj, ti nenshtroj, ka marre ate qe nuk e ka imagjinuar

Nuk mund ti komandosh MYZEQAREVE ne krye te PD nje ish komunis, ish zyrtare i perfolur dhe nje nga Tropoja

Prej 8 vitesh ne pushtet 2005-2013 te gjithe policet neper rruge donin perkthyes per tu kuptuar me Lushnjaret

Mos e mendoni PD e Lushnjes si tabor policesh qe mun te emeroni ke te doni

Nuk mund te ngjalle fryme besimi çdo ish drejtor hajdut dhe arrogant qe ju mendoni tua imponini demokrateve Lushnjare

Leri DEMOKRATET LUSHNJARE ta zgjedhin vete KRYETARIN E TYRE

Brenda 3 muajve e ke provuar dy here, dhe ke deshtuar me turp kur ke tentuar tua zgjedhesh apo tua komandosh Ti me urdher kryetarin e TYRE

Ne muajin nentor demokratet Lushnjare rrezuan me vote te perkedhelurin Tend me rezultatin 309 me 98

Ne muajin dhjetor demokratet Lushnjare refuzuan me plot te drejte e dinjitet te komanduarin Tend

Po te siguroj qe DEMOKRATET LUSHNJARE do te perçmojne çdo mercenare apo kollvare qe ju kerkoni tu vini ne krye te TYRE jashte çdo norme, morali dhe kontributi

Asnje halabak, hajdut administrate, lehes prej 6 vitesh apo çdo spurdhjak qe ka bere sehir gjate 6 viteve te opozites (2013-2019), nuk mund te jete KRYETARI I DEMOKRATEVE LUSHNJARE, pamvarsisht intrigave te 5 leheseve te zgjebosur qe ju ngopin ju me te vjellat e tyre

Pse intimidoheni ju nga ata qe ju shajne publikish, ju kane thene te qeroheni nga selia prej bythe, ju kane bere gjygje publike , ju kane perçmuar e Ju i emeruat te gjithe ne kryesi apo me shume se aq, DEMOKRATET LUSHNJARE kane treguar qe nuk pjerdhin per presionet e asnje funderrine

Ndaj si ish themelues i deges se PD Lushnje, si ish student i dhjetorit 90, si ish deputet i viteve 1997-2001, si ish kontribues prej 29 vitesh ne degen e PD Lushnje, dhe si ish kryetare i TYRE prej 5 vitesh (2014-2019), po te drejtohem publikisht

MOS E SHKATERRO DEGEN E PD LUSHNJE

Boll veprove sipas thashethemeve te funderrinave

Mua me dhimset PD e Lushnjes se jam themelues i SAJ, ndersa Juve ndoshta nuk ju bie mendja per te tere PD se keni ardhur me katapult aty ku jeni

Ju jeni sot kryetari i 6 ne radhe i PD qysh nga data 12 dhjetor 1990, ndaj nuk keni asnje te drejte te silleni si pronar i PD

Nese nuk jeni “ misionar” i shkaterrimit te PD, te bej thirrje qe ti lesh DEMOKRATET LUSHNJARE te zgjedhin me vote, me gare te hapur KRYETARIN E TYRE

Perndryshe ne zgjedhjet me te aferta, nuk do te mundesh te gjesh dot as komisionere per 238 qendrat e votimit qe ka rrethi LUSHNJE

Degjoje thirrjen e “ armikut” se sa e njoh une PD Lushnje dhe DEMOKRATET LUSNJARE, nuj i njeh e gjitha tufa e qeneve qe lehin brenda oborrir te PD dhe tufa e kerminjeve qe te rrethon Ty si demek antare kryesie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here