Space X dërgon në hapësirë raketën e cila pritet të bëjë revolucion

0
456

Space X ka lëshuar me sukses raketën e parë e transportimit të njerëzve nga qendra hapësinore “Kennedy” e Floridës.

Për themeluesin e Space X, Elon Musk, ky mund të jetë hapi i parë drejt dërgimit të klientëve tregtarë në hapësirë.

“Ishte shumë stresuese, por deri tani ka ecur mjaft mirë. Duhet ta bashkojmë me stacionin, e pastaj të kthehemi, megjithatë po funksionon për bukuri” , -është shprehur Musk.

Që prej tërheqjes së shatëllave në vitin 2011 nuk ka pasur më mjete amerikane për të dërguar njerëz në orbitë. Ndërkohë, viti i kaluar ishte mjaft intensiv për udhëtimet dhe eksplorimin në hapësirë.

NASA dërgoi një sondë kërkimore në Mars dhe Kina lëshoi një mjet hapësinor në anën e errët të Hënës. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës shënoi 20-vjetorin, SpaceX theu rekordin e vet për numrin e fluturimeve në hapësirë dhe shkencëtarët gjetën ujë në një asteroid të largët.

Kompania e Elon Musk synon ta bëjë udhëtimin në hapësirë më të përballueshëm dhe ai nuk është aspak i lirë: kostoja llogaritet tek gati 200 mijë dollarët për fluturim, kur udhëtimi për pasagjerët në kozmos të bëhet realitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here