Tuzi voton/ Mbyllet numërimi, del rezultati për partitë shqiptare

0
558

Mbyllet numërimi për komunën e Tuzit. Partitë shqiptare marrin 16 mandate nga 32 që ka komuna e Tuzit ndërsa pritet qe edhe një nga social demokratët e Gjukanoviç të kalojë me koalicionin shqiptar duke përbërë kështu shumicën absolute.

Partitë shqiptare kanë marrë afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Tuzin. Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e Pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica. Shqiptarët në Tuz tashmë kanë nisur festën.

21-28-Pak pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani janë numëruar 2 kuti votimi, ndërsa  5 të tjera pritet t’i nënshtrohen këtij procesi.  Sipas rezultatit paraprak koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32.

20:16-Janë mbyllur votimet për kryetar në komunën e Tuzit, ku pjesë e zgjedhjeve është edhe ‘koalicioni i partive shqiptare’.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here