Spartak Braho lëshon deklaratën e fortë dhe tregon skenarin ogurzi të Berishës: I duhen medoemos viktima, jam në dijeni se më 16 mars do të…

0
753

“Trurit të trazirave të reja, Sali Berishës, i duhen medoemos viktima”. Ky është mendimi i pandryshuar i deputetit Spartak Braho dhe që ritheksohet edhe në këtë intervistë, në ditën e një proteste të paralajmëruar të paligjshme të opozitës.

“I duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht.  Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore” – thotë deputeti në këtë intervistë botuar në “Dita”.

– Zoti Braho, në intervistat e shpeshta që kemi bërë bashkë kohët e fundit, keni theksuar faktin se opozitës dhe Berishës në krye të saj i duhen viktimat për t’u dhënë “zjarr” protestave të tyre, sidomos pas djegies së mandateve. Vazhdoni ta keni këtë bindje?

– Padyshim që vazhdoj ta kem këtë bindje, madje të përforcuar. Pse do të thoni ju? Fare thjesht: nga gjestet dhe sjelljet e dhunshme të opozitës, nga gjuha e përdorur nga krerët e opozitës, sidomos nga Berisha dhe Basha. Sjellja në protestën e fundit ishte mjaft domethënëse për të vërtetuar se Berisha kërkon me doemos gjak. Ai flet për konflikt civil dhe për revolucion dhe për të përsëritur vitin 97, i duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht.

Krimineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gjak dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kriminelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij vampiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto.

Ai ka hyrë në politikë me misionin e posaçëm kundër interesave tona kombëtare dhe për të penguar gjithçka pozitive në këtë vend.

Sot për të shpëtuar kokën e tij dhe familjen ai është çdo moment i gatshëm ta fusë vendin në një gjakderdhje të paparë. I duhen vetëm ca kamikazë. Si në vitin 1991, si në 97-n e 98-n. Tani që është bindur se policia nuk zbraz asnjë fishek kundër protestuesve, por vetëm tymuese, me shumë gjasa, viktimat do të jenë “aksidentale” nga brenda opozitës, për të gjetur një pretekst për të sulmuar shtetin.

Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore”.

– E pranojnë një vetësakrifikim të tillë vetë militantët e PD?

– Unë nuk dua ta pranoj se mund të dalin vullnetarë për kamikazë. Por këtë skemë ai e ka përdorur njëzet e ca vite më parë. Lexoni rrëfimin e aviatorit Ardian Elezi, i cili më 4 mars të vitit 1997, së bashku me aviatorin tjetër Agron Dajçi nuk zbatuan urdhrin për të bombarduar Urën e Mifolit dhe “dezertuan” në Itali.

Po kështu si ata ka pasur edhe aviatorë të tjerë që nuk i zbatuan urdhrat makabre të Berishës për të bombarduar popullsinë civile të rebeluar në jug të vendit. Ata i hidhnin bombat nëpër male e vende të braktisura. Edhe ky ishte një moszbatim urdhri për të mos shkaktuar kasaphanë. Prandaj dhe mendoj që edhe militantët e tanishëm t’i thërresin mendjes e të mos bëhen kamikazë të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo të kujtdo tjetër.

Kjo do të ishte rruga më e mirë për të djegur skenarin e Berishës për luftë civile. Qytetarët e këtij vendi besoj se e kanë kuptuar më në fund se kapitulli i Berishës është mbyllur përfundimisht, dhe është mbyllur me turp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here