Kosovë, Kosnett kundërshton emërimin e kreut të Komisionit të Pronave

0
539

Pas ambasadës së Britanisë së Madhe, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, sa ka reaguar negativisht sa i përket emërimit të drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Në një postim në ‘Tëitter’, Kosnett ka shkruar se është i dëshpëruar me deputetët e Republikës së Kosovës për emërimin me nepotizëm apo të personave të pakualifikuar në agjenci të tilla të rëndësishme për zhvillimin e vendit. “Thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here