“Nuk e kam password-in e telefonit tënd!” Bieta tregon 5 gjërat që urren tek Alban Dudushi

0
483

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”  ishte moderatori i njohur Alban Dudushi.Ai ka surprizuar pa masë një të ftuar, mirëpo ka përfunduar në vijim i surprizuar vetë ai nga njerëzit e tij më të dashur. Në fillim pa një mesazh që vinte nga miku i tij më i mirë që jetonte në Filipine. Më pas në studio i erdhën prindërit, të cilët e emocionuan tej mase.Nga ana tjetër, vajza e tij Joelle i kishte shkruar një letër mjaft të ndjerë. Ndërsa qershia mbi tortë ishte partnerja e tij, Bieta e cila rrëfeu publikisht në studio 5 gjërat që urrente te Albani. Kjo është lista e ankesave: 1-Ushqimi i djalit. Sa herë që djali nuk ha, Albani kritikon Bietën dhe i drejton gishtin “Ti e ke fajin”. Bieta nuk e pëlqen aspak këtë lloj sjellje. 2-Llulla e Albanit. Bukuroshja tregoi se në rrugët e Llogarasë ai mban llullën në njërën dorë dhe me tjetrën timonin. Edhe këtë sjellje, Bieta nuk e pëlqen aspak. 3-Ndryshimet mes brezave. Duke qenë breza të ndryshëm, Albani kritikon Bietën duke i thënë që brezi i saj nuk është i përgatitur, nuk lexon etj… 4-Shapkat. Albani rri zbathur gjithë kohën nëpër shtëpi. 5-Password-i. Albani e ka passwordi-n e telefonit të Bietës, ndërsa kjo e fundit nuk e ka të Albanit. Këto janë 5 gjërat që moderatorja e njohur nuk pëlqen tek Albani. Për hir të së vërtetës, lista kishte qenë më e gjatë, mirëpo ishte reduktuar nga Arbana Osmani dhe vetë Bieta. Në mbyllje të emisionit, bukuroshja i tha moderatorit: “Të dua”, dhe kërcyen së bashku të përqafuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here