Alarmi nga moti i keq/ Pezullohet lëvizja detare, shkon deri në 8 ballë fuqia duke paralizuar punën në port

0
337

Moti i përkeqësuar nuk ka shkaktuar dëme vetëm në akset rrugore të mbuluara nga bora, por edhe probleme në lëvizjen detare.  Si pasojë e detit me dallgë janë bërë shumë pezullime në  lëvizjen detare.

Trageti i linjës Vlorë-Bridisi ka mbërritur sot në orët e para ka zbarkuar pasagjerët dhe ka dalë në det të hapur, pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, orët e pasdites do të sjellin përkeqësim të theksuar të motit, ku shpejtësia e erës do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.

Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here