Reshje në gjithë vendin, fundjava sjell surpriza. Si do jetë moti

0
632

E enjtja megjithëse zyrtarisht Dita e Verës ka ardhur me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit ose priten në orët në vijim. Meteorologia Adiola Bani në një lidhje telefonike për News24 tregoi edhe çfarë pritet sot dhe në gjatë ditëve të fundjavës.

Ajo tha se sot do të ketë reshje jo intensive por me pauza pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa nga nesër në mesditë do të ketë rritje të temperaturave dhe fundjava do të jetë e ngrohtë.

“Vranësira do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. I gjithë territori shqiptar do përfshihet nga reshjet e shiut. Reshjet do jenë më pauza gjatë gjithë ditës. Nuk do jenë intensive. Jugu dhe Juglindja do mbeten me reshje deri në orët e mbrëmjes. Dita e nesërme paraqitet me mot të kthjellët dhe duke nisur nga nesër në mesditë do të ketë rritje të temperaturave. Fundjava pritet të arrijë deri në 21-22 gradë celsius”, tha Bani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here