Rihapja e dosjes “Hajdari”, Apeli merr vendimin e papritur për Izet Haxhinë

0
334

Gjykata e Apelit mori sot vendimin për kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e gjyqtarëve të përcaktuar nga KLGJ.

Mësohet se Apeli e ka rrëzuar këtë kërkesë të Izet Haxhisë.

Gjyqtarët që e kanë marrë në gjykim rihapjen e dosjes “Hajdari”, Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj. Por, Izet Haxhia kërkoi që të gjykohej nga një trupë që e ka kaluar vetingun.

Treshja gjykuese pritet të japë rreth orës 12:00, të ditës së sotme vendimin për kërkesën e Haxhisë për të rihapur edhe njëherë shqyrtimin.

Gjatë seancës së 11 marsit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun dhe kërkuan rihapjen e çështjes pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.

Izet Haxhia është shpallur fajtor nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është dënuar më 25 vite burg nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here