Kryeministrja e Zelandës së Re nis fjalimin me “Selam-Alekum”

0
385

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është betuar se asnjëherë nuk do ta përmendë emrin e terroristit në dy xhami në qytetin Christchurch i cili vrau 50 persona. “Ai priste shumëçka nga akti i tij terrorist, ndërsa u bë i famshëm vetëm për të zi – për këtë arsye asnjëherë nuk do ta përmend emrin e tij” ka thënë Ardern në fjalimin e saj para Kuvendit të Zelandës së Re. Kryeministrja e Zelandës së Re fjalimin e ka filluar me “Selam Alejkum”, që do të thotë “paqja qoftë mbi ju”. Për sulmin në dy xhamitë është akuzuar australiani Brenton Tarant i cili veten e quan supremacist. “Ju përgjërohem, tregojini emrat e atyre që humbën jetën, para njeriut që i vrau ato. Ai është terrorist. Ai është kriminel. Ai është ekstremist, mirëpo kur unë të flas, do të jetë njeri pa emër”, ka thënë kryeministrja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here