Dalin detaje të reja nga vrasja e Jurgen Kurtit, kamerat nxjerrin zbuluar njërin nga autorët

0
379

Gazetari Ermal Vija thotë se policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti. “Policia ka shpallur në kërkim një person, por ende nuk dihet as identiteti as mosha. Ka qenë kqyrja kamerave që ka bërë të mundur identifikimin e një personi”, deklaroi gazetari, por pa dhënë detaje të tjera. Kurti është një personazh i njohur, pasi në Prill të vitit 2016 u arrestua për vrasjen e babait të tij, krim për të cilën fajtor u shpall daja i tij. 26-vjeçari u përfshi në vitin 2017 në vrasjen e Agim Arapit, pronari i një picerie në Durrës, por më vonë u la i lirë. Policia ka shoqëruar disa persona dhe është duke këqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e atentatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here