Ministrja Balluku jep lajmin e shumëpritur për të gjithë shqiptarët

0
403

Gjatë një deklarate për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria ka miratuar kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”- tha Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here