Situatë alarmante në Kombëtare, Armando Sadiku bën veprimin që nuk pritej

0
401

Alarm kuqezi për sulmin. Bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku ka shfaqur probleme në seancën stërvitore të paradites së kësaj të mërkure, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Kristian Panuçi.

Shkalla e lëndimit të Sadikut mbetet ende për t’u mësuar në orën në vijim, teksa e vetme alternativë për momentin në sulmin e Kombëtares mbetet Bekim Balaj. Kujtojmë që edhe shkodrani nuk është në formë optimale dhe vuan disa probleme fizike.

Në rast të një përgjigje negative për sa i përket gjendjes së Sadikut dhe Balajt, kandidati më i mundshëm për të udhëhequr sulmin kuqezi është Xhakomo Vrioni, i cili aktualisht është pjesë ë Shpresave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here