Autobusi përplaset me makinën/ Rritet bilanci i pasagjerëve të plagosur, mbërrijnë me urgjencë 2 helikopter për t’i transportuar në Tiranë

0
398

Rritet bilanci i të plagosurve, shkon në 9 numri i të lënduarve nga aksidenti i rëndë që ndodhi paraditen e sotme, ku një autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Autobusi është përplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhëtonte një çift të rinjsh, të fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.

Mësohet se gruaja është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënde, po ashtu edhe i fejuari i saj.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërkohë qe policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë rreth orës 9:40, ka mbërritur helikopteri për të transportuar drejt Tiranës çiftin e aksidentuar që ndodheshin në makinë, pasi gjendja e tyre është më e rëndë se e të plagosurve të tjerë.

Njoftohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 9, ndërsa 6 prej tyre janë nisur drejt Tiranës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të gjithë pasagjerët e autobusit, kanë mbetur të plagosur, ndërsa kanë mbërritur dy helikopterë për t’i transportuar drejt Tiranës.

Informacion paraprak nga Policia

Në aksin rrugor  Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur  automjet “volksëagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here