I zuri vendin në ‘Xing me Ermalin’, Kejvina surprizon me veprimin ndaj Belindës

0
460
Mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, u prezantua velina më e re e emisionit e cila zëvendëson Kejvinën. Velina e re quhet Belinda Dragoti, është modele, ka konkurruar në disa kompeticione bukurie ku në “Miss Universe Albania” ka arritur deri në finale.
 Belinda postoi një video nga momenti i prezantimit të saj në “Xing me Ermalin”, shprehet e lumtur që është pjesë e stafit dhe falenderon Ermal Mamaqin për këtë mundësi.
“Jam shume e lumtur te jem pjese e stafit te Xing dhe gjithashtu optimiste per ta perfaqesuar kete pozicion sa me mire. Perzgjedhjen mes aq shume vajzave qe aspironin kete vend e konsideroj vleresim dhe nje hap te sigurt ne karrieren televizive. Ermal Mamaqi faleminderit shumë”, shkruan Belinda.
 Mirëpo në hapësirën e komenteve ka rënë në sy komenti i Kejvinës e cila i shkruan: “Suksese ylli bukur”. Me këtë veprim Kejvina tregon se mes vajzave nuk ka aspak konkurrencë, madje duket se velinat kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here