Pas ndeshjes Shqipëri-Turqi, moderatorja shqiptare po bën namin në mediat turke

0
495

Mediat turke kanë “zbehur” fitoren e përfaqësueses së tyre në “Loro Boriçi”, duke i dhënë jehonë bukurisë shqiptare.

Pas ndeshjes Shqipëri- Turqi, e rëndësishme për eliminatoret e kampionatit Europian, e cila përfundoi me rezultatin 0-2, vëmendjen e mediave turke e ka rrëmbyer bukuroshja shqiptare Vilma Masha.

Media turke  “Fanatik.Com” i ka kushtuar vëmendje moderatores së njohur, Vilma Masha, e cila me bukurinë e saj ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në një artikull special, të shoqëruar nga disa foto, kushtuar gazetares Fanatik.Com është shprehur:

“Një detaj para se të niste ndeshja nuk i shpëtoi vëmendjes. Bukuroshja u pa në fushë teksa merrte intervista. Sytë ishin në fushë dhe të gjithë tifozët e admiruan”.

Pa ekspozuar hiret e saj, e veshur thjeshtë dhe me elegancën që e karakterizon, Vilma ka arritur t’i bëjë të gjithë të flasin për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here