Ç’po ndodh në Rinas? Anullohen 95 fluturime drejt Italisë

0
389

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njoftoi se sot mund të krijohen vonesa fluturimesh nga aeroporti i Rinasit, për shkak të grevës në aeroportet italiane.

Aviacioni Civil Shqiptar i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë më 25 mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00. Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve. AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.
 Ndërkohë, mediat italiane njoftojnë se për shkak të një greve të paralajmëruar të transportit ajror, nga 550 fluturime, “Alitalia” ka anulluar 95 fluturime. Kompania tha se pasagjerët që kanë blerë një biletë të Alitalia për të udhëtuar më 25 mars, në rast të anulimit apo shtyrjes së orarit të fluturimit, mund ta ndryshojnë rezervimin pa ndonjë gjobë ose të kërkojnë kthimin e biletës vetëm nëse fluturimi është anuluar apo vonuar më shumë se 5 orë, brenda 1 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here