Premio e çmendur për çdo fitore, situatën e kombëtares e merr në dorë presidenti Armand Duka (Detaje)

0
450

Situata te kombëtarja nuk është aspak e mirë dhe aktualisht jemi pa trajner pas shkarkimit të Kristian Panuçit.Sot, kuqezinjtë luajnë përballë Andorrës në transfertë dhe ekipi do drejtohet nga Ervin Bulku.

Gjjithsesi, për t’iu ngritur moralin lojtarëve ka menduar president, Armand Duka.

Ai ka vënë në dispozicion të ekipit një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijn  në ndeshjet në vazhdim të eleminatoreve.Lajmin e konfirmon “Panorama Sport” e cila raporton se Duka e ka lënë gjithçka në dorë të lojtarëve.

Shifrat mund të shtohen në rast se arrihen fitore “big”, veçanërisht në takimet jashtë fushe.

Në 150 mijë euro, natyrisht pjesën e madhe e kanë titullarët, që përfitojnë mesatarisht 5-6 mijë euro për kokë pas çdo ndeshjeje të fituar të Kombëtares. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here