Vjen lajmi i madh për kapitenin Elseid Hysaj në prag të ndeshjes së sotme

0
362

Javën e ardhshme është programuar të zhvillohet një takim mes Napoli-t dhe menaxherit të Elseid Hysaj për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit kuqezi, e cila skadon pas dy vitesh.

Lajmi është dhënë nga “Corriere dello Sport”, që ka shkruar se të dy palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me miratimin e Ancelotti-t, i cili e konsideron shumë të rëndësishëm Hysajn për mbrojtjen e Napoli-t.

Hysaj ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon me “Axurrët”, në të cilat ka dhënë dy asiste.

Elseid Hysaj në ndeshjen përballë Turqisë, që u luajt në “Loro Boriçi”, mbajti shiritin e kapitenit në Kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë e humbën këtë ndeshje me rezultatin 2-0, gjë që solli edhe shkarkimin e trajnerit Christian Panucci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here