Gent Cakaj shkarkoi 20 diplomatë/ Zbardhet emri i parë, kush është kryetari i PS-së në degën e Italisë

0
345

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj njoftoi sot fillimin e një reforme të thellë në administratën diplomatike që nis me shkarkimin e 20 punonjësve, ndërsa një tjetër do të transferohet. Por Cakaj nuk bëri publik emrat, ndërkohë zbulohet emri i diplomatit të parë që është shkarkuar. Ai është Edmond Kumaraku, konsull në Romë.

Kumaraku është shkarkuar pas ankesave, ndërkohë që verifikimi kishte nisur prej disa muajsh dhe sot u finalizua me shkarkimin nga detyra. Cakaj deklaroi se nga administrata diplomatike do të largohen të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike. 

Më poshtë njoftimi i PS:

“Në takim folën edhe Kryetari i PS Dega Greqi, z.Artjan Qirici, dhe Kryetari i PS Dega Itali, z.Edmond Kumaraku, të cilën në fjalën e tyre informuan për punën e bërë për shtrirjen dhe forcimin e strukturave socialiste në emigracion, si dhe për planet konkrete për votimin në zgjedhjet e 23 qershorit. Ata vlerësuan përkushtimin e PS dhe veçanërisht Kryetarit Edi Rama përkarshi emigrantëve, si dhe shprehën vlerësimin për platformën e PS për emigracionin, platformë e cila është krijuar me kontribut të drejtpërdrejtë nga strukturat e PS në Greqi, Itali dhe në vende të tjera.

“Duhet të fitojmë statusin e qytetarit të barabartë në Europë dhe kjo arrihet vetëm me realizimin e programit ‘Për një Rilindje Shqiptare’, është shprehur ndër të tjera Qirici.

“Sali Berisha i ka një borxh të madh sot emigracionit. Të drejtën e votës së emigrantëve atje ku jetojnë e punojnë. Emigrantët janë heronjtë e parë të tranzicionit shqiptar mbas viteve ’90. Gjithçka e kanë investuar në Shqipëri,” është shprehur Kumaraku”, thuhet në njoftimin e PS të vitit 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here