Pas ndarjes së bujshme, këngëtarja shqiptare kapet ‘mat’ në hotel me ish-të dashurin

0
368

Këngëtarja e njohur shqiptare e hitit “Black Widow”, Rita Ora ka qenë shumë e komentuar javët e fundit në media pasi u zbulua se ajo dhe aktori i njohur Andrew Garfield u ndanë. Ndonëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë, u përfol se Rita e kishte vuajtur shumë ndarjen dhe nuk po rimerrte dot veten.

Megjithatë, dy javë pasi u ndanë në mediat e huaja u aludua se këngëtarja shqiptare ishte rikthyer në krahët e ish-partnerit të saj Andrew Wat dhe se mes tyre ka nisur përsëri një romancë.

Një gjë e tillë u vërtetua së fundmi, pasi Rita është fotografuar duke lënë një hotel në New York pak minuta para se  muzikanti të dilte prej andej. Ka mjaftuar kjo që të gjitha mediat e huaja të shkruajnë që bukuroshja shqiptare ka hedhur pas krahëve ndarjen me Garfield dhe është lidhur sërish me Wat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here