U paguan 30 mijë euro dhe e ndoqën për 2 javë, kush i porositi vrasësit e Jurgen Kurtit?

0
507

Tre të rinjtë që u arrestuan sot për vrasjen e Jurgen Kurtit, ishin paguar me 30 mijë euro për të kryer “porosinë” dhe kishin mbi 2 javë që e ndiqnin viktimën.

Detajet e reja janë bërë publike sot, pak kohë pas arrestimit të shtetasve, Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Burime për “Report Tv” thonë se tre autorët e arrestuar janë vrasës me pagesë dhe se ekzekutimin e Kurtit e kanë bërë me porosi, për llogari të një personi tjetër.

Të njëjtat burime thanë se autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit.

Pra atentati ka ndodhur për hesap të dikujt tjetër ndërkohë që ende nuk dihet se kush është personi që ka dashur vrasjen e Jurgen Kurtit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja.

Arrestimi i tre autorëve vjen 8 ditë pas vrasjes së bujshme të 26-vjeçarit Jurgen Kurti në Tiranë, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim, emri i të cilit nuk bëhet publik për efekt të vijimit të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here