Vrasja makabre e shqiptarit në burgun grek, vjen reagimi i fortë i partisë Demokracia e Re: Turp, imazhe tronditëse!

0
379

Pas publikimit të videos së vrasjes makabre të shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos, Greqi, ka reaguar partia Demokracia e Re.

Zëvendës sekretari i kësaj partie, Kostas Karagounis, është shprehur se në pushtetin e SYRIZA është normale që të burgosurit të vriten, duke e cilësuar turp.

“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin”, tha Karagounis.

“Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”, tha më tej Karagounis.

Mediat greke publikuan dje pamjet tronditëse, ku Albert Bako sulmohet me thika nga dy të burgosur të tjerë në burgun Koridhalos, ndërsa gardianët nuk reagojnë.

Të akuzuar për vrasjen e Bakos janë shqiptari Mikel Kastrioti dhe greku Aristides Floros.

Ngjarja ka ndodhur në 14 janar të këtij viti. 37 vjeçari Albert Bako, sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos pasi vuante më herët dënimin në burgun e Hania.

Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku i konfliktit ishte një kërcimtare.

Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit grek Jorgos Antonopoulos, me porosi të një personi të tretë  për një çështje korruptive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here