“Veç bojës, kam pasur dhe dy prita të tjera”/ Trondit Ralf Gjoni, nxjerr sulmet që po i bëhen familjes së tij: Ishte nusja me vajzën…

0
402

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni  në një intervsitë për “A2CNN” tha se veç sulmit me bojë në prag të shtëpisë, i kanë bërë pritë dy herë në parking.

Ai shprehet se nuk do t’i falë ata që kanë ndërmarrë këto veprime.

“Të them të drejtën, policia ishte prezentë rreth apartamentit, por nuk ma merrte mendja se ata do të zinin pritë në dalje të apartamentit. Por jo vetëm kjo, por ka pasur edhe një ose dy prita të tjera në dalje të parkingut në vendet ku unë parkoj dhe ku doli nusja me vajzën. Kanë qenë disa njerëz, por nuk flas shumë për detajet pasi po hetohet. Është jo vetëm një pritë ndaj një qytetari, por agresion ndaj një deputeti. Unë pragun e shtëpisë nuk e fal, atë mendje që ka planifikuar një sulm në pragun e shtëpisë. Unë do të lë edhe pak kohë për policinë për të gjetur autorët. Unë shpresoj që policia t’i gjejë autorët”, tha Ralf Gjoni për “A2CNN”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here