Vrasja e Devi Kasmit/ Dëshmia e papritur e mikut të viktimës për njeriun me kapuç dhe misterioz: Pak ditë para atentatit…

0
479

Një mik i Devi Kasmit, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka treguar edhe për një konflikt të mundshëm të tij me Domart Konjarin dhe takimin e rastësishëm me një person misterioz para vrasjes.

“Në lagje kam dëgjuar se Kasmi kishte probleme me shtetasin Domart Konjari, ndërsa sipas këtyre zërave këto probleme kanë nisur në Spanjë. Por kur unë e kam pyetur në lidhje me këtë histori, Devi më ka thënë se nuk kishte qenë ai që e kishte plagosur dhe këto probleme nuk ekzistonin midis njëri-tjetrit”, ka thënë miku i Kasmit, i cili, më tej, ka treguar edhe për një moment të ndodhur vetëm pak ditë para atentatit që i mori jetën Devi Kasmit.

Sipas këtij shtetasi, miku i tij kishte vënë re një person të huaj që kishte shkuar te palestra e tij.

“Devi, para ca ditësh, ka parë një person me kapuç në kokë, i cili ka kaluar nga palestra e tij dhe në momentin që ai e kishte ndaluar dhe e kishte pyetur se kush ishte dhe çfarë kishte, ky person i ishte përgjigjur anglisht”, ka thënë kështu miku i Kasmit para grupit hetimor.

Ngjarja ndodhi në 29 janar 2018. Prokuroria ka marrë të pandehur për ngjarjen 6 persona: Aurel (Altin) Hoxhallarin, Efthymious Efthymiou dhe Elton Halipajn, të akuzuar për “Vrasje me paramendim për interes”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim i municioneve” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe Malvin Dinellarin, Elton Hoxhallarin dhe Mario Meshini, për të cilët Gjykata ndau çështjen dhe shpalli moskompetencë, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here