E kam ngrënë dhe unë nga ofertat e Vodafon Albania!

0
641

Varësia nga teknologjia e mjeteve të komunikimit sa vjen e rritet në jetën e qytetarëve. Agresivitetin me oferta marketingu tashmë e kemi vetëm me një klikim në një aplikacion të thjeshtë në aparatin tone celular. Ti mund të shpenzosh lehtësisht nga aparati, ku sisteme gjithmonë edhe më të thjeshta si dhe oferta fantastike promocionale, të nxisin që të shpenzosh më shumë lekë. Falë zotit mbyllëm pikat e bixhozit por një lloj tjetër sporti po na thith paratë pa e kuptuar fare. Dhe nga një varësi sfilitëse që shkatërronte buxhetet familjare po varemi gjithmonë e më shumë nga një lloj tjetër sporti. Nxitet qytetari që të kapë një dhuratë për të kompensuar deri diku shpenzimet e kripura dhe në fund përfundon me një zhytje akoma më të thellë me atë që të pret më pas. Këto oferta janë kthyer në një lloj karremi dhe këtë fatkeqësisht e kupton kur shkon për të tërhequr dhuratën, sipas asaj që të është shkruar në aplikacionin e kompanisë. Përballesh me disa vajza të sjellshme të dyqanit të cilat të shpjegojnë që duhet të paguash edhe një shumë tjetër të majme pasi oferta që është shkruar në aplikacion për shkak se nuk ka vend të mjaftueshëm, nuk është e plotë. Dhe kjo të shpjegohet kur ti shkon me gëzim për të tërhequr dhuratën! Në këtë rast ndjehesh një idiot i vërtetë që ke rënë me shumë dëshirë në këtë grackë. Çfarë të bësh? Ku ta gjesh të drejtën tënde kur tallen deri në këtë pikë? Jam i bindur se shumë klientë të gjendur përpara këtij kurthi paguajnë për të marrë dhuratën që kanë lakmuar prej një viti duke shpenzuar, të bindur se në fund do të kenë një fare kompensimi.

Nuk e besoni këtë? Shumë e thjeshtë, futuni në aplikacionin “my Vodafone”, klikoni te “shpërblime”, pastaj “Vodafone one” dhe aty ke të shkruar ofertën të bardhë mbi të zezë. Por kujdes! Ajo që është shkruar nuk kupton atë që kanë shkruar, pasi nuk ka vend mjaftueshëm dhe atë dhuratë për të cilën ëndërroni nuk do ta merrni kurrë.

Shpresoj që kjo ankesë të mos bjerë në vesh të shurdhër dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë ndaj kësaj talljeje me konsumatorin shqiptar.

Nga Bledar ZYKA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here