A e kaloi vettingun? KPK merr vendimin e menjëhershëm për kryetaren e Gjykatës së Lushnjes

0
379

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Lushnje, Esmeralda Çeka.

Çeka rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional.

Treshja gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja në cilësinë e kryesueses, Genta Tafa Bungo relatore dhe Pamela Qirko anëtare. I pranishëm ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier de Mongeot.

Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh se rivlerësimi i gjyqtares Çeka ishte kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një hetim të pavarur të pasurisë, ndonëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKPKI kishte arritur në përfundimin se subjekti kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte burime të ligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here