‘Opozita e re’ zgjodhi kryetarët e 2 grupeve parlamentare, vjen reagimi i menjëhershëm i ambasadorit të BE: Është koha për…

0
372

‘Opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim. Në krye të grupit parlamentar të PD-së është vendosur Rudina Hajdari, ndërsa në drejtimin e deputetëve të rinj të LSI-së është vendosur Nimet Musai. Zyrtarizimi i grupeve u njoftua që në fillim të seancës së sotme plenare nga kryeparlamentare, Gramoz Ruçi.

Për grupet e reja parlamentare ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Ai ka theksuar se është koha që palët politike të bëjnë dialog.

“Do donim që opozita të hyjë në zgjedhje. Është koha për dialog mes partive. “, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here