PD merr goditjen e fortë/ Bashën e ‘tradhtojnë’ 3 aleatët, kërkojnë mandatin e deputetit në KQZ (EMRAT)

0
492

Tre kandidatë, pjesë e listave shumëemërore të PD kanë devijuar nga vendimi i grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit, duke dorëzuar sot pranë KQZ formularin e dekriminalizimit.

Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, dhe Nikolin Staka, Lëvizjen Demokratike për Ndryshim, PLDN,  janë tre emrat e rinj të cilët pritet që t’i bashkohen Kuvendit.

Ndërkohë më herët sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.

KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri, Qarku Korçë, Andi Përmeti, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi dhe Qarku Tiranë, Erion Piciri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here