Vjedhja e bagazheve, Policia u jep urdhërin e prerë kompanive ajrore

0
377

 Dy muaj pas kërkesës me shkrim drejtuar Tirana International Airoport për shtimin e masave të sigurisë në aeroport, Komisariati i Policisë së Rinasit u nisi nga një shkresë edhe kompanive ajrore.

Edhe në këtë rast, Policia kërkonte që të merreshin masa, por kësaj here për sigurimin e bagazheve të pasagjerëve, për të cilat herë pas here kishte pasur ankesa se po vidheshin.

Në kërkesën drejtuar kompanive ajrore, Policia e Rinasit shprehej se merrte shkas nga ankesat e shumta, por edhe nga kallëzimet e disa pasagjerëve për vjedhje të sendeve me vlerë brenda bagazheve të tyre. Qytetarë të ndryshëm kishin denoncuar se çantat e tyre ishin hapur dhe u mungonin shuma të ndryshme parash, por edhe sende të çmuara.Nisur nga këto rrethana, me arsyetimin se kërkohet një ambient sa më i sigurt për udhëtarët, më datë 2 korrik 2018, Policia e Rinasit kërkoi zyrtarisht bashkëpunimin e kompanive të fluturimit për të marrë në konsideratë këshillat policore në lidhje me marrjen e masave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here