Gazment Demi nis të mendojë për Chempions: Shpresoj të kemi fatin e Skënderbeut

0
566

Dy ditë pasi u shpall zyrtarisht kampion me skudrën e kuqe që e drejton tashmë prej gati 6 vitesh, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, deklaron se vitin e ardhshëm ekipi do të punojë për diçka më shumë sesa për një skuadër solide, ku ka objektiv të rregulloj infrastrukturën e klubit si dhe një paraqitje dinjitoze në Champions League. Presidenti i “demave të kuq” është shprehur pas suksesit se në merkaton e verës do të afrojë elementë cilësorë në mënyrë që të kenë një ecuri pozitive gjatë kompeticionet në ligën e kampioneve. Gjithashtu presidenti Demi u shpreh se këtë vit do të shpresonte dhe tek fati. “Shpresoj që të kemi fatin e Skënderbeut me punën që ka bërë, që një ditë të shkojmë në grupe, në Europa League apo Champions, nuk është çudi. Para dy orësh kisha mbledhje me drejtuesit e mi dhe jemi duke punuar për të forcuar ekipin sa më mirë në grupet e Champions. Sa do na eci, nuk mund të them se menaxherët janë mashtrues, mund të sjellin lojtar me 2 mijë euro që të prishin ekipin. Kemi lojtarë të mirëpaguar që nuk luajnë. Po punojmë me ca lidhje që kam, drejtori e Skënderi po punojnë, shpresoj të kemi afrime të mira.

Grupi është i konfirmuar se është kampion, konkurrenca e rrit vlerën”, tha Demi. Në një prononcim për mediat presidenti i Partizanit shtoi se gjatë sezonit 2019-2020 au do të investonte për të ndërtuar kompleksi e ri të klubit. “E mora Partizanin kur ishte në Kategori të Dytë. E mora për biznes, me ngeci Partizani dhe me dashuri e qetësi ia arritëm pas 6 viteve të marrjes të siguronim titullin kampion. Të gjitha janë për tifozët, nuk i kam bërë shpenzimet si biznesmenët se kam gabuar me akademinë. E kishin lënë Partizanin në zero, vetëm stemën kam marrë. Na e shpërbleu edhe na erdhi titulli kampion. Ne jemi i vetmi klub në Shqipëri që ka luajtur në Elbasan dhe pastaj na dhanë stadiumin në Tiranë. I vetmi ekip në Shqipëri që nuk ka asnjë fushë, Partizani nuk kishte asnjë gjë. Taksirati që iu futa punës e tani merremi me kompleksin se klubi duhet të ketë edhe shtëpinë e vet. Kur Kukësi luante në “Selman Stërmasi” paguante 2 milionë fushën dhe 3 më drita, kur e mori Partizani paguante 4 milionë dhe 5 me drita. Unë kam 3-4 vjet që kur fitojmë derbin bëjmë festë, sot e festojmë për këtë, për titullin do e shihni çfarë feste do të bëjmë”, u shpreh Demi.

Demi: Është bërë punë e mirë

Presidenti i të kuqve ka thënë se se drejtuesit e klubit kanë bërë një punë të madhe për të arritur tek titulli kampion. “Duhej investim i madh për t’ia arritur kësaj dite, është bërë punë e madhe, meqë ishte puna për të kthyer titullin lamë atë investim për të bërë këtë, u mendua që të kthejmë Partiznain që ta kthejmë afër titullit. Tani do të bëhet akademia, ato do të jenë të mbaruara brenda vitit, minimalisht ministadiumi dhe dy fushat stërvitore. Për momentin investoj i vetëm. Jam i hapur për partnerë. Kjo puna e sportit të gjithë e duan por në fund të gjithë bënë llogari. Mendoj se mund të kem partnerë në një kohë të dytë. Italianët patën problematikë që nuk e njihnin Shqipërinë, erdhën me dashuri e respekt, Moxhin e kam ende mik. Çdo vend është ndryshe, këtë vit më shpenzime e më investimet që do të bëj, e kam dhënë fjalën që do t’i realizoj. Stërvitjet do t’i bëjmë në fushën tonë e ndeshjet e vogla në stadiumin tonë. Partizani është prej 2-3 vitesh afër titullit, nuk di të them nëse skuadra është idealja, është te organizimi më i mirë, me mund e arritëm. Nuk mund të them nëse ishte ekipi më i mirë, por derisa e arritëm do të thotë që ka qenë skuadra më e mirë. Rama është një djalë simpatik siç e shihni në televizor, për vlerën që ka është një djalë korrekt. Gega është një burrë korrekt, një zotëri i vërtet që e ka mbajtur grupin fort. Marrëdhënia jonë ishte  xhentëlmenësh, që ditën që jemi njohur i kemi shtrënguar dorën njëri-tjetrin. Ai është djalë fisnik, më ka pëlqyer korrektësia e tij, kishim marrëveshje me fjalë, kontratë nuk kishte në fillim derisa deshi ai. Unë nuk ndërhyj në formacion. Një herë kemi luajtur me Lushnjën, para disa vitesh, në pjesën e dytë i thashë më futni në fushë Bardhin. Do ti që e futën dhe barazoi. Kjo është hera e parë dhe e fundit që kemi futur në formacion lojtar nga unë. Se nuk jam teknik futbolli. I kam të gjithë të preferuar që te Xhika që është rezerve e deri te Asani që është bërë titullar”, e mbylli deklaratën Gazment Demi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here