Legjenda De Rosi mbyll kontratën me Romën pas 18 vitesh, mësohet se ku do të transferohet

0
372

Legjenda Daniele De Rosi do t’i jap fund aventurës me Romës pas plot 18 vitesh. Mesfushori do të largohenga skuadra kryeqytetase ne fund të sezonit, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqen zyrtare.

De Rosi do vazhdojë të jetë pjesë aktive e futbollit të luajtur dhe me shumë gjasa do të transferohet në SHBA për të vijuar karrierën e tij.

Gjatë aventurës të tij me Romën, italiani është aktivizuar 613 ndeshje duke shënuar 63 gola. 35-vjeçari ka fituar 2 Kupa Italie dhe 1 Superkupë me romanistët. Roma ka njoftuar se ndeshja në shtëpi kundër Parmës më 26 maj do të jetë takimi i fundit i De Rosit në “Olimpico”.

“Për 18 vjet, Daniele ka qenë zemra e skuadrës së Romës. Që nga debutimi më 2011, e deri te marrja e përgjegjësisë së kapitenit, ai gjithmonë ka përfaqësuar fansat e Romës në fushë me krenari dhe e ka ngritur veten në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, u shpreh presidenti Palota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here