Tensionet/ Kina hakmerret ndaj SHBA-së, merr vendimin drastik

0
355

Kina po hakmerret ndaj SHBA në të njëjtën mënyrë në luftën e nisur tregtare, duke vendosur rritje të tarifave deri në 60 miliardë dollarë për mallrat amerikane, që pas mesnatës së 1 qershorit.

Deklarata u bë nga Komisioni i Tarifave Doganore të këshillit shtetëror të Kinës. Pekini i ka rritur tarifat në një vlerë totale prej 110 miliardë dollarësh ndaj produkteve të SHBA-ve që kur ka nisur lufta tregtare.

Të hënën Kina njoftoi se do të preken katër kategori të produkteve nga SHBA. Kategoria e parë përfshin pambukun, makineritë dhe drithërat me tarifat që shkojnë nga 10 për qind, në 25 për qind. Kategoria e dytë përfshin pjesë avioni, instrumente optike dhe tarifat shkojnë nga 10 në 20 për qind. Kategoria e tretë përfshin verën dhe shkon nga 5 në 10 për qind dhe kategoria e katërt përfshin disa lloje kimikatesh dhe pajisje skanuese, me tarifa 5 për qind.

Të premten e kaluar, SHBA rriti tarifat nga 10 në 25 për qind mbi produktet nga Kina që eksportohen në SHBA, duke arritur shifrën totale tarifore prej 200 miliardë dollarësh. Dy palët kanë negociuar, por nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për marrëveshjet e tyre tregtare. Reagimi nga Pekini pritej nga administrata Trump, por sërish nuk u prit mirë, pasi Presidenti amerikan e kishte paralajmëruar Kinën që të mos bënte ndonjë reagim ndaj taksës së parë.

“Kina nuk duhet të kundërpërgjigjet, pasi kështu gjendja vetëm do të përkeqësohet. Unë i them haptas Presidentit Xi dhe të gjithë miqve të mi në Kinë se Kina do të dëmtohet shumë nëse nuk arrijmë një marrëveshje sepse kompanitë do detyrohen të ikin nga Kina dhe të shkojnë në shtete të tjera”, shkroi Trump në një postim në “Tëitter”.

Ka raportime ku thuhet se Pekini po mendon edhe mundësinë që të ndalojë plotësisht importimin e prodhimeve bujqësore nga SHBA-ja. Kjo do ndikonte në fermerët amerikanë. Pas deklaratës nga Kina, tregjet botërore janë lëkundur duke humbur shumë pikë.

“Doë Jones” u zhyt të hënën pasi deklaratës nga Kina, duke rënë më shumë se 700 pikë. “S&P 500” (SPX) ra me 2.7 për qind dhe “Nasdaq” (COMP) ra me 3.5 për qind. “Doë” kaloi ditën më të keqe që nga 3 janari, sipas “Refinitiv”. Ndërsa për “S&P” dhe “Nasdaq” është rënia më e keqe brenda një dite që prej 4 dhjetorit të kaluar.

Në “S&P 500”, vetëm disa kompani kishin lëvizur në pikë më të larta dhe shumica e tyre ishin në sektorin e shërbimeve publike, të cilat kanë tendencën të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të mëdha të tregut. Lëkundja e bursave ndikon në të ardhurat e kompanive nga gjithë bota, prandaj lufta tregtare mes Kinës e SHBA shihet me shumë shqetësim nga investitorët në mbarë globin. Edhe rezervat europiane u mbyllën më poshtë në të gjithë tabelën, si dhe tregjet aziatike që ranë të hënën me 1.2 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here