Liria e protestave me snajper dhe vrasje/ Deklarata tronditëse e Berishës: Kush prek kryeministrinë, e kam për detyrë ta vras, vetëm po nuk e shpoi plumbi (Video e dokumentuar me zë dhe figurë)

0
542

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Lulzim Bashën dhe eksponentë të tjerë të PD-së dhe opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e tjera të shtetit se dhunuan protestuesit në tubimin e 11 majit, ku u shënua edhe incidenti me Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së. Por, si do të vepronte Sali Berisha në këtë rast ku u sulmua me bomba molotov selia e qeverisë dhe policia nga opozitarët e drejtuar nga PD-ja, nëse do të ishte ai kryeministër? Në një emisionin televiziv para një viti duke iu rikthyer ngjarjes së 21 Janarit, Sali Berisha pranoi se ajo qe ndodhi nuk ishte e rastësishme, madje e paramenduar nga Berisha, që tashmë akuzon Lleshajn se ka drejtuar operacionin nga drejtoria e policisë, ndërsa ‘harron’ që të ka deklaruar se ka qenë ai që ka drejtuar personalisht nga dritarja e kryeministrise operacionin në 21 Janar të 2011. Për të vërtetuar këtë, ish-kryeministri thotë me zë dhe figurë se kanë qenë katër snajperë në tarracë gati për të qëlluar mbi turmën dhe një snajper i pestë bashkë me Berishën nga dritarja që drejtonte sulmin në 21 Janar. Në video gjithashtu Berisha shprehej se kush prekte edhe vetëm një polic apo postën më të largët do të vritej. “Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon me bërë. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë” deklaronte Berisha.  Video-dokumenti hedh poshtë gjithë akuzat e përcjella nga opozita sot kundër veprimeve të policisë përballë dhunës nga demonstruesit deri në përdorimin e bomba molotov. Deklarata e Berishës tregon se kur ata janë në pushtet e konceptojnë kështu lirinë e protestave: me snajperë dhe vrasje.

Ne panelin e emisionit televiziv eshte per t’u vene re dhe sjellja e heshtur e gazetareve apo analisteve qe e degjojne pohimin e nje vepre penale kaq te rende, pa e nderprere Berishen as edhe me nje fjale/Shqiptarja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here