“Plasin” milionat në aksin Madrid-Paris, Reali e PSG diversion me “yjet” e njëri-tjetrit

0
397

Dy klubet kanë vënë në dispozicion shuma që kalojnë 200 mln euro dhe treg kanë gjetur pikërisht në brendësi të njëra-tjetrës

Sezoni aktual futbollistik po shkon drejt fundit dhe klubet po përpiqen të marrin maksimumin në këto javë të mbetura, ndërkohë që ende pa nisur zyrtarisht merkato e verës (1 qershor) klubet e mëdha europiane kanë hartuar listat e tyre me lojtarët e dëshiruar, duke tentuar të bëjnë goditje të forta në treg, me emra të spikatur dhe njëherësh ndër goditjet më të bujshme në termat financiare. Aksi ku do të luhet më shumë është Paris-Madrid, kryeqyteti francez dhe ai spanjoll, kiu ekipet përfaqësuese të këtyre dy qyteteve, Paris San Zhermen dhe Reali i Madridit po mbyllin një edicion të dështuar dhe kanë në projekt lëvizje të mëdha për të rikthyer dinjitetin e tyre në fushë. pra si Reali, ashtu dhe PSG po planifikojnë blerje të mëdha. E çuditshmja është se tregu kiu janë fokusuar ka trë bëjë me grupet e njëri-tjetrit. Kështu, Reali po tenton t’ia marrë Parisit lojtarët më të mirë, siç janë Mbape dhe Nejmar, kurse PSAG u ka vënë syrin “veteranëve” të realit si Bejl, Kros, Modriç apo dhe Isko. Sipas mediave franceze, Paris San Zhermen është gati të ndërhyjë fuqishëm në merkato për revolucionin e radhës në epokën e Al-Khelaifit.

Sheiku arab, pronar i klubit parizien, është gati të hapë thesin, për tre kampionë në largim nga Reali i Madridit. Plani është për të shpenzuar 210 milionë euro për të transferuar në kryeqytetin francez Gareth Bejl, Iskon dhe Toni Kros. Sulmuesi uellsian, i cili vlerësohet 70 milionë euro, i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Zinedine Zidane, që e ka “përjashtuar” nga organika, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e fundit të La Ligës, ndërsa mesfushorët, që vlerësohen 60 milionë i pari (Isko) dhe 80 milionë i dyti (Kros), nuk ka përfituar nga mundësitë që u ka ofruar trajneri francez. Shitja e tyre mbetet një proces i pakthyeshëm, kështu që PSG kërkon të përfitojë, pasi edhe Kavani e Draksler do të largohen nga “Parc des Princes”. Drejtuesit e kampionëve të Francës dëshirojnë të grumbullojnë para nga shitja e disa “yjeve”, për të bërë një investim të ri të madh, në funksion të objektivit Champions, trofe të cilit PSG ende nuk po i afrohet. Ndërkohë, sulmuesi uellsian, Gareth Bejl, pritet të kthehet te skuadra e Totenhemit, por në formë huazimi, ka shkruar të martën gazeta britanike “Daily Mirror”. Uellsiani Bejl do të largohet nga Reali i Madridi këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për edicionin e ri. Mësohet se Totenhemi është i gatshëm t’i paguajë Realit të Madridit 13 milionë euro dëmshpërblim për huazimin njëvjeçar të Bejlit, me detyrim të blerjes së kontratës. Bale 29-vjeçar, është pjesë e Real Madridit prej vitit 2013 kur u transferua nga Totenhemi për 101 milionë euro. Bale ka qenë pjesë e Totenhemit për gjashtë vite. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka 14 gola e gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat. Një kalim në Premier League nuk përjashtohet, ashtu sikurse edhe një lëvizje drejt PSG-së është plotësisht e mundur.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here