Mori sot mandatin në Kuvend/ Kush është deputeti i ri ‘tradhtar’, i dënuar me burg për përgjimin e paligjshëm të një zyrtari të lartë (Zbardhen detajet)

0
431

Dy deputetë të rinj janë betuar sot gjatë seancës plenare të Parlamentit.

Partia Socialiste ka zëvendësuar nga radhët e saj, ish-deputetin e PS-së, Flamur Golemi, i cili do të garojë për zgjedhjet lokale në Gjirokastër.

Vendin e tij, e ka zënë Artemis Dralo Malo, e cila ka qenë në postin e zv.ministres së Jashtme.

Ndërkohë që për herë të parë në Parlament ka hyrë një deputet që përfaqëson komunitetin Egjiptian.

Në Parlament është betuar sot Ervis Meço, i cili në zgjedhjet e shkuara ishte në listat e PD-së së Qarkut të Vlorës.

Meço në zgjedhjet e shkuara ka qenë në listën e Qarkut të Vlorës i fundit në listë, pra me numër 13.

Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çuno.

Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate për PD-në dhe kandidatët e saj garuan me siglën e PD-së në zgjedhje.

Kandidati i komunitetit Egjiptian në formularin e tij të dekriminalizimit sqaron se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg.

Ai saktëson se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar.

Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim.

Po ashtu kandidati që pritet të futet në Parlament, Ervis Meço shkruan në formular se për katër muaj ka qendërzuar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin.

Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, kandidati për deputet ka shkuar në gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here