“Mos e bëni ministrinë han”, Braho flet me emra dhe i drejtohet ashpër Lleshajt: Keni nja dy hajdutë aty që…

0
1005

Deputeti i PS-së, Spartak Braho e ka nisur fjalën në foltoren e Kuvendit me një adresim direkt për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Reagimi i tij, erdhi fill pasi, Lleshaj, tha se ministria e tij është e hapur për këdo që është i interesuar të njohë dokumentacionin e arkivës së Ministrisë së Brendshme dhe të shohë dosjet dhe dokumentet që ruhen aty.

“Zoti ministër, zoti Lleshaj, bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar kushdo që ka nevojë apo interes, por kini parasysh se ka një ligj që duhet ta njifni mirë, që informacioni është i klasifikuar dhe studiohen vetëm dokumentet e deklasifikuara. Ndaj, mos e bëni ministrinë han që të kërcejë tërë mileti të studiojë atë që ruani ju atje. Keni nja dy hajdutë, Dervishi dhe Kaloci që e kanë vjedhur arshivën dhe nxjerrin e mbushin shtypin”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here