Nuk përmbahet Artan Hoxha: Ndaje mendjen se na e hoqe trurin

0
391

Prokuroria e Krimeve të Rënda pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë ka marrë sot në pyetje Fredi Belerin, i cili ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste greke që ndodhi në 10 prill 1994 në Gjirokastër.

Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, nuk iu besua prokurorisë së Gjirokastrës, por asaj të Krimeve të Rënda, ndërsa hetimet po drejtohen nga prokurori Eugen Beci.

Lidhur me këtë situatë, gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se Bleri ka ndryshuar shumë emra pas masakrës së Peshkëpisë.

Reagimi

Fredi ndaje mendjen cfare emri do mbash se na hoqe trurin?!!! 
Nese nuk ndihesh mire si shqiptar pune per ty!!! 
Hiqu si grek(nuk je as i pari as i fundit), por grek me emrin Alfred apo Fredi as kam degjuar dhe as kam pare gjekundi…
Ke marre pasaporte greke, hiqesh si grek, flet dhe greqisht, por greket thone se “Grek lind, nuk behesh”. 
Keshtu larg qofte po shkele ne derrase te kalbur andej, do te thone “alvanos”, si i thane Konstandino Kacifasit me 2009 kur e kapen me hashash ne Athine, para se ta benin martir ne Bularat.
Vendos cfare emri do mbash se i bere lemsh gjendjen civile, KQZ-ne, policine dhe miletin, qe sado qe nderron emra ti, prape Fredi te thone. 
Linde ne Shqiperi si Alfred Bejleri, 
pas masakres se Peshkepise me 10 prill 1994, ndryshove emrin dhe u bere Fredi Bejleri. 
Kur u denove per zgjedhjet ne Himare ndryshove mbiemrin nga Bejleri ne Beleris. Pastaj kandidove me 2015-en me emrin Dhionisios Fredis Beleris, ndersa sefundi u shfaqe ne KQZ si Dhionisis Alfred Beleri. Nga Dhionisios je bere Dhionisis, nga Fredis je bere Alfred, dhe nga Beleris je bere Beleri…
Nuk e di me cfare emri je prezantuar sot ne prokurori, por aty e kane me kollaj se te pyesin dhe per emrin e nenes edhe te babes…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here