“Rasti i parë në historinë e këtij vendi”, deputeti kërkesë urgjente për çështjen e biznesmenit të njohur: Zgjedhje të parakohshme nëse është e vërtetë. Reagon Ruçi

0
361

Sapo ka nisur seanca plenare ditën e sotme, ka qenë deputeti i ri Erion Piciri, që ka ngritur një kërkesë për ngjarjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, atë të biznesmenit italian Francesco Becchetti, i cili në arbitrazh ka fituar gjyqin kundër shtetit shqiptar, në sajë të të cilit fiton 110 milionë euro.

Sipas deputetit, nëse ky rast është i vërtetë, atëherë kemi të bëjëm me një rast të abuzimit të pushtetit dhe si rrjedhojë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Të shikojmë nëse ajo që transmetohet në media, është rasti i parë në historinë e këtij vendi që një qeveri pranon fajësinë e keqqeverisjes, do doja një diskutim me këtë çështje që paguhen 100 mln euro. Nëse kemi të bëjmë me një pranim të fajit me një dëmshpërblim jemi në raste të abuzimit të pushteti, duhet të kemi rënie të pushtetit dhe thirrje të zgjedhje të parakohshme.

Është shumë e rëndësishme të rilegjitimohet qeveria dhe mazhoranca nëse është e vërtetë diçka e tillë. Nuk besoj që në asnjë lloj kontrate social-politike të miratohet ideja e arrogancës dhe e shkeljes së ligjit”, u shpreh Piciri, të cilit kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu përgjigj se kërkesa e tij duhet të depozitohet me shkrim.

“ Kur të bëni kërkesa të tilla referojuni nenit të rregullores, e keni bërë kërkesën me shkrim por kjo nuk është konform rregullores, pra hidhet për votim kur kërkohet nga një grupi parlamentar  ose nga 10 deputetë, nuk mund të miratohet propozimi juaj. Bëni kërkesën”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here