“Spurdhjakër”!, shpërthen Murrizi në Kuvend: Kjo është një tufë me dele

0
429

Deputeti Myslim Murri ka shpërthyer në akuza ndaj ushtrisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në Kuvend pas raportimit të Agron Tufës, Murrizi ka deklaruar se ne kemi pasur një ushtri spurdhjakësh dhe një tufë delesh nëse kemi 28 mijë dëshmorë.

“Unë besoj se ky institut të studioj këtë histori fallco. Po u pyes drejtëpërdrejtë, sa dëshmorë kemi? Se po të kemi 28 mijë dëshmorë, ne kemi qenë një popull jo trim, kemi qenë spurdhjakër. Ç’a luftë kanë bërë këta, një ushtri që të vriten 40%, nuk qenka ushtri kjo qenka një tufë më dele. Prandaj unë them që ky institut të studiojë periudhën e errët. Unë doja që instituti të bënte një studim serioz, pasi kështu nuk mund të vijohet më. Ju thoni se keni dashur që të merrni informacion, por nuk u ka dhënë Helidon Bendi. Po pse nuk japin informacion këta, pse kanë frikë”, ka theksuar deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here