Vëzhgimi i zgjedhjeve/ Delegacioni i OSBE/ODIHR zbarkon në Tiranë, takim me kreun e KQZ

0
44

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe Nënkryetari Denar Biba, pritën në një takim delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR-it.

Delegacioni i OSBE/ODIHR-it kryesohej nga Ambasadorja Audrey Glover, dhe përbëhej nga Stefan Szëed, Zv/Shefi i Misionit, Svetlana dhe Alexey Gromov, Këshilltarë për Zgjedhjet.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Misionit me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore, të datës 30 qershor 2019.

Vizita e Misionit të OSBE/ODIHR ndërmerret në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj