“Do ndërrohet pothuajse gjysma e kabinetit”, Zaev fillon operacionin ‘fshesa’ dhe bën premtimin e madh

0
323

Më shumë se 1/3 e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut do të ndërrohet. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit në fjalë, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën shkarkoi gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

“Do të ketë ndryshime në postet ministrore. Do të ndërrohen më shumë se një e treta e ministrave, që nënkupton qeveri të re. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në qeveri. Çdokund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime,”- mësohet të jetë shprehur Zaev sipas REL.

Gjithçka nisi për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjet presidenciale. Partia e tij arriti të fitonte në 21 prill me një diferencë prej vetëm 5 mijë votash kundrejt VMRO-DPMNE-së, partisë opozitare e cila në zgjedhje mori pjesë e vetme.

Në muajin qershor pritet të fillojnë ndryshimet në qeveri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here