Risi në Maturën Shtetërore, ja si do të bëhet korrigjimi i testeve

0
946

Këtë vit akademik Matura Shtetërore vjen me risi. Për herë të parë korrigjimi i testeve do të jetë elektronik, ndërsa do të ketë edhe shtim të pyetjeve me alternativë.

Krahas provimeve me detyrim këtë vit nga lista e zgjedhjeve janë përjashtuar disa prej lëndëve, kryesisht ato programe mësimore të avancuara që janë zhvilluar gjatë vitit.

Nxënësit janë njoftuar paraprakisht me ndryshimet që do të kenë testimet këtë vit, ndërsa janë publikuar edhe datat.

Më 7 qershor do të zhvillohet provimi i Anglishtes, Gjuha Shqipe me 12, Matematika me datë 17 dhe lëndët me zgjedhje me datë 24 qershor.

Për sa i përket survejimit të nxënësve gjatë testimit nuk do të ketë ndryshime në proces, për këdo që kapet me mjete elektronike penaliteti është pezullim i menjëhershëm. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here