Qeveria miraton rregulloren e re, ja plani i emergjencave për minierat dhe HEC-et

0
358

Qeveria ka miratuar rregulloren për organizimin dhe funksionimin e emergjencave dhe shpëtimit, të detyrueshme për subjektet që kryejnë punime nëntokësore dhe subjektet e tjera që kryejnë punime në nëntokë, në miniera apo në punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike. Kjo rregullore është e detyrueshme të zbatohet nga: të gjitha subjektet shtetërore e private, vendase dhe të huaja, që kryejnë veprimtari në zhvillimin e punimeve nëntokësore në miniera dhe në veprat hidroenergjetike; të gjitha subjektet që studiojnë, projektojnë e miratojnë programe zhvillimi për punime nëntokësore, në miniera dhe në veprat hidroenergjetike; Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), si organ kontrolli shtetëror dhe qendër e vetme kombëtare për emergjenca dhe shpëtim, nëpërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Shpëtimit. Me planin e emergjencës dhe të shpëtimit duhet të njihen mirë punonjësit në bazë fronti e vendi pune, brigade, turni, personeli teknik dhe çdo skuadër e emergjencës dhe shpëtimit.

Përmbajtja e planit të emergjencës dhe shpëtimit

Plani i emergjencës dhe shpëtimit (PESH) duhet të përmbajë ndër të tjera përshkrimin e plotë të emergjencave të mundshme si: emergjencë nga eksplozionet nga gazet dhe pluhurat në punimet nëntokësore; emergjencë nga zjarret nëntokësore e ato sipërfaqësore, kur produktet e djegies mund të futen nëntokë; emergjencë nga çlirimet e befasishme dhe të vrullshme të gazeve, ujërave, llurbave etj.; emergjencë si rezultat i bllokimit të punonjësve nga shembjet e punimeve nëntokësore; emergjencë nga pakësimi i përmbajtjes së oksigjenit në atmosferën e nëntokës; emergjencë energomekanike; emergjencë për ngjarje aksidentale etj.; përshkrimin e plotë të veprimtarisë për subjektet fqinje ose ngjitur; ë) numrin e subjekteve që zhvillojnë punime nëntokësore në të njëjtin trup, panel, zonë; punimet minerare lidhëse nëntokësore që shërbejnë për subjekte të ndryshme; kolonat (taniket) ndarëse e mbrojtëse të punimeve nëntokësore për subjekte të ndryshme; përshkrimin e vlerësimit të rreziqeve të mundshme, si: pasojat për shëndetin e punonjësve që shkaktohen nga subjekti që kryen punime nëntokësore, që ndikohen nga emergjenca që lind ose mund të ndodhë gjatë zhvillimit të punimeve; faktorët që mund të çojnë në lindjen dhe shkaktimin e emergjencave të mundshme gjatë zhvillimit të punimeve nëntokësore.

Masat për përballimin e emergjencës

Përcaktimi dhe përshkrimi i plotë i skemës së organizimit dhe drejtimit të punimeve për përballimin e emergjencës, shpëtimin e njerëzve dhe likuidimin e avarisë, përmban: punën dhe detyrimin e zotëruesit të lejes minerare apo koncesionare, masat për njoftim, mënyrën e njoftimit dhe angazhimin e tij; detyrat dhe punën e përgjegjësit të emergjencës dhe shpëtimit, zëvendësit të tij, përgjegjësitë për zbatimin e ndërhyrjes operacionale; saktësimin e vendeve ku mund të ndodhin emergjencat, mënyrat dhe rrugët nga ku do të largohen punonjësit; thirrjen e forcave shtesë të vetë subjektit apo subjekteve të tjera në vendin e ndodhjes së emergjencës; masat e menjëhershme për shpëtimin dhe ardhjen në ndihmë punonjësve të dëmtuar apo të lënduar nga emergjenca e ndodhur; masat për komunikim dhe përdorimin e menjëhershëm të pajisjeve e mjeteve vetëshpëtuese individuale; mënyrën e organizimit dhe të lajmërimit të skuadrës së shpëtimit të vetë subjektit, të skuadrave të shpëtimit të subjekteve fqinje, të skuadrës së shpëtimit të subjektit që është kontraktuar shërbimi i shpëtimit dhe lajmërimi i skuadrave të shpëtimit në AKSEM; përshkrimin dhe përcaktimin e saktë të të gjitha operacioneve që duhet të realizohen për çdo emergjencë e shpëtim të parashikuar sipas tipit e llojit; përcaktimin e sistemit të lajmërimit me struktura të tjera të emergjencës shtetërore në shkallë rrethi, qarku e republike; detajimin e hollësishëm të bazës materiale rezervë për çdo rast emergjence si lëndë drusore, tubo të ndryshme, pajisje, makineri, mjete etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here